Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në shënimin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, deklaroi se vendi i Maqedonisë është në familjen evropiane. Ai ka thënë se tani ka ardhur koha që të realizohet ky synim, në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen më shumë mundësi, por edhe arsye që mos të braktisin vendin.
“Tani është koha që prej shtetit tonë të bëjmë shtëpi për të gjithë. Të gjithë fëmijët tanë ta shohin si destinacionin e vetëm. Jemi të detyruar që t’u japim arsye të mjaftueshme që ta shohin vendin e tyre në shtëpinë ‘Republika e Maqedonisë’. Tani është koha që t’u tregojmë skeptikëve të fundit që Republika e Maqedonisë si shtëpi e lirisë e të gjithë qytetarëve është ylli i ri në nënqiellin evropian, që e meritojmë atë vend”, ka thënë Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.
Ai ka thënë se integrimi në strukturat euroatlanike është qëllim strategjik dhe duhet të punohet me vendoshmëri në arritjen e tij. Por, ka përmendur se ai nuk është edhe qëllimi i fundit.
“Për këtë duhet të të vazhdojmë, me vendoshmëri dhe me guxim dhe të hapërojmë në zgjidhjen e çështjeve të hapura për shtetin tonë për zbatimin e qëllimit tonë strategjik në këtë fazë të historisë sonë. Shoqëri më të pasur dhe më shumë mundësi për të gjithë. Anëtarësim në NATO dhe më pas anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po them në këtë fazë të historisë sonë sepse ajo nuk është qëllimi ynë i fundit. Qëllimi ynë, përkatësisht qëllimi i gjeneratës sonë nuk ka fund. Sepse përvetësimi i lirisë si dhe ruajtja e qetësisë asnjëherë nuk përfundojnë”, ka shtuar ai.
Me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, delegacione të Qeverisë së Maqedonisë të udhëhequra nga kryeministri Zoran Zaev, delegacione nga institucione shtetërore dhe korit diplomatik vendosën kurorë lulesh në monumentin e dëshmorëve të Qytetit të Shkupit, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.
Teuta Buçi /SHENJA/
Data 17.08.2025
Aktuale
- Stuhia e fuqishme: Kur natyra bën të dalin lopët në rrugët e qytetit
- Malësi e Madhe/ Është gjetur i pajetë në banesën e tij një 81-vjeçar, dyshohet se…
- Revolucioni i mendimeve: Si një sistem i ri mund të lexojë mendjet e njerëzve
- Agresioni ndaj News24, sot dita e 9-të e heqjes së sinjalit të transmetimit! Policia dhe ushtria nuk zbatojnë vendimin e gjykatës! Gazetarët s’lejohen në vendin e punës
- Robotët e ardhshëm: Garat e pabesueshme në sporte të ndryshme
- Mickoski: Në gjysmën e parë të vitit 2025, turizmi në Maqedoni ka regjistruar rritje prej 13,5 për qind
- Kim Mehmeti: Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!
- Ilir Hasani: Dështoi përpjekja për Kodin Zgjedhor – legjitimiteti është në anën tonë, 18 me 11!