Kryeministri Zoran Zaev ka lënë për të kuptuar se këtë verë do të ketë pushime të bujshme bashkë me më të dashurit e tij.
Ai në një deklaratë për Kanal 5 ka njoftuar se do të pushoj në Ohër, por edhe në Adriatik dhe në Turqi, përcjell INA.
Gjatë sezonit të kësaj vere, Zaev ka konfirmuar se do të ketë një fundjavë pushimi edhe me ish-kryeministrin grek Aleksis Cipras. Kryeministri ka njoftuar se për pushime do të ketë 10 ditë dhe se sipas tij, çdo politikan duhet mirë të pushoj për të synuar arritjen e rezultateve të dëshiruara.