Kryeministri Zoran Zaev tha se pret perspektiva pozitive nga takimi i sotëm i ministrave për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, në të cilën, theksoi ai, pritet vëmendje më të posaçme të vendoset në rritjen e masave të mirëbesimit mes dy shteteve.
Kryeministri Zoran Zaev tha se pret përgjigje pozitive nga takimi i sotëm i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë në të cilën, siç theksoi, pritet kujdes më i veçantë t’i kushtohet rritjes së masave për besimin mes dy shteteve. Beson se gjithçka që është në interes të dy vendeve në pjesën e punëve të jashtme që do të hapet si temë për bisedë.
“Çdo takim është mundësi për gjetje të zgjidhjes për zhbllokimin e proceseve tona drejtë integrimit të tërësishëm në NATO dhe Bashkimin Evropian. E di se çdo takim me motive miqësore mund t’i afrojë qëndrimet dhe të gjejmë zgjidhje që ky vend i vogël këtu në Ballkan, Republika jonë e Maqedonisë, përfundimisht pas aq viteve të ecë përpara”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas hapjes së konferencës për sfidat me punë të papaguara dhe pabarazi gjinore.
“Sot pritet kujdes i posaçëm t’i kushtohet rritjes së masave për besim mes dy vendeve, të intensifikohen dhe të shpresojmë se qytetarët do të ndjejnë edhe rezultate më konkrete. Besoj se tërë ajo që është në interes të të dy vendeve në pjesën e punëve të jashtme do të hapet si temë për bisedë. Vërtet pres perspektiva pozitive nga takimet e tilla”, deklaroi Zaev.