Kryeministri Zoran Zaev ka ftuar opozitën bashkë t’i gëzohen që siç tha, “datës për bisedime me BE-në”. Ai ka thënë se skrining procesi i Maqedonisë fillon më 17 korrik dhe ka shtuar se Këshilli evropian nuk do të rikthehet të vërtetojë datën.
“Skrining procesi fillon më 17 korrik. Kjo është dëshmi se ka datë. Në këtë ka punuar edhe qeveria e kaluar. Hajdeni bashkë t’i gëzohemi datës për negociata”, ka thënë Zaev nga foltorja e Kuvendit.

