Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, para pak kohës u është drejtuar simpatizuesve të tij përpara Qeverisë së Maqedonisë, ku ishin mbledhur për të festuar për rezultatet e arritura nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Zaev tha se partia e tij ka fituar pasi që, sipas tij, ka fituar 52 mandate, gjegjësisht 1 mandat më shumë se VMRO-DPMNE.
“Regjimi u rrëzua”, tha Zaev.
Megjithatë, rezultatet ende nuk janë përfundimtare. Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE, po festojnë.