08 June
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, të hënën më 12 qershor do të shkojë në selinë e NATO-së Në Bruksel. Kryeministri Zoran Zaev, të hënën do të takohet me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, eurokomisionerin për zgjerim, Johanes Han, dhe me sekretarin e përgjithshëm, Jens. Sipas njoftimeve të Aleancës, në takim me sekretarin e organizatës më të madhe ushtarako-politike, Zaev do të jetë i shoqëruar nga ministrja e re e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov ku dhe do të informohen me detyrat që duhet të ndërmarrë Maqedonia për t’u bërë pjesë e Aleancës.

