Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot u
takua me Ruzhica Popeva Naumova, anëtare e Këshillit drejtues të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave qytetare “No Pasaran”, dhe me anëtarë të tjerë të shoqatës, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Përfaqësuesit e shoqatës “No Pasaran” e informuan kryeministrin Zaev për problemet me të cilat ballafaqohen, e janë të lidhura me presionet e vazhdueshme me përmbarues, llogari të bllokuara dhe ankesa për llogari që i marrin për ngrohje qendrore edhe krahas asaj se janë të shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore.
Në takimin kryeministri Zaev kumtoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë veçmë kërkon mënyrë për zgjidhjen e këtij problemi të hidhur për qytetarët, në pajtim me rregullat ligjore dhe se në kohë më
të shpejtë do të propozojë mënyrë se si ta mënjanojë këtë padrejtësi.
Kryeministri Zaev i konfirmoi angazhimet e fuqishme të Qeverisë që të punojë në shërbim të qytetarëve dhe në këtë drejtim do të marrin vendime të cilat do të parandalojnë probleme të tilla të ndodhin në të ardhmen.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Pse mundet Stevço e nuk mundet Merko?!
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim