Lideri i opozitës, Zoran Zaev në pres konfernecën e tij para opinionit e prezantoi programin e ri të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa ashtu si paralajmëroi Damjan Mancevski qeveri e cila do të jetë e përkushtuar ndaj qytetarëve të saj, transmeton Tetova1.
“Maqedonia duhet që të ecë para, sot jam para jush për ta bërë publike programin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë”, kështu Zaevi e nisi pres konferencën.
Zaev theksoi se esenca e programit kanë qenë nevojat themelore të qytetarëve.
“Shumica parlamentare fuqishëm është e përkushtuar në ruajtjen e unitaritetit, suverenitetit dhe stabilitetit të Republikës së Maqedonisë ku e deklaron vullnetin politik për formimin e qeverisë reformuese e cila do të fokusohet në prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimit në NATO dhe në BE dhe do të siguroje tejkalim të shpejtë të krizës politike përmes sigurimit të ndarjes reale të pushtetit, funksionimit të shtetit juridik dhe ndërtimit të institucioneve të fuqishme dhe demokratike”, deklaroi Zaev.
Ai theksoi se qytetarëve iu janë të domosdoshme institucione të pavarura, paga më të larta, masa efikase kundër korrupsionit dhe sisteme efikase shëndetësore dhe arsimore.
“Këtu jam që të dëshmoj se do të jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.