Qeveria e re ka kryer tre muajt e parë të punës së saj. Tani fillojmë me masat ekonomike. Deri tek Kuvendi kemi dorëzuar ligjin për pagën minimale, të falimentuarit, sollëm tarifën e lirë për rrymën, ndërsa institucionet kanë hapur veçmë procedurën për shkurtimin e disa procedurave për uljen e shpenzimeve.
“Maqedonia ka trasuar perspektiva të mira drejt BE-së e NATO-s. Atë e kanë pranuar gjithë qytetarët, por atë nuk do ta ndejnë menjëherë. Prandaj fokusi kryesor i qeverisë do të jetë në perspektiva ekonomike dhe unë kërkoj mbështetje nga qytetarët bashkë me qeverinë dhe komunat që pas zgjedhjeve të reja Maqedonia të ketë ekonomi më të mirë…”, ka thënë Zaev gjatë vizitës së sotme në Veles, transmeton Medial.mk.