Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga sekretari Oliver Spasovski dhe anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të kësaj partie, Renata Deskoska, sot është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier. Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në Maqedoni pas përpjekjeve, siç thonë nga LSDM, për bllokim të proceseve demokratike nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov.
“Vullneti i shumicës së qytetarëve të R.Maqedonisë i shprehur në zgjedhje është kërcënuar nga kriza kushtetuese që e shkaktoi presidenti Gjorgje Ivanov me vendimin për të mos e dhënë mandatin për formimin e Qeverisë dhe pavarësisht shumicës së siguruar prej 67 deputetëve në Kuvend për të cilët votuan rreth 700.000 qytetarë. Ky thellim i krizës politike është me qëllim që t’i lihet hapësirë Nikolla Gruevskit, i cili përmes provokimeve dhe dhunës po përpiqet ta pengojë tranferimin e qetë të pushtetit. Është interes i qytetarëve dhe shtetit që të formohet Qeveria në pajtueshmëri me vullnetin e shumcës dhe të kthehet funksionimi normal i shtetit. Nevojitet që edhe Ivanov menjëherë t’i zhbllokojë proceset, ta ndryshojë qëndrimin e tij jokushtetues dhe ta jep mandatin për formimin e Qeverisë”, tha Zaev.
Kreu i LSDM-së shtoi se përcaktimi i LSDM-së dhe qytetarëve për ndryshime është i qartë, drejtësi dhe politika të reja ekonomike që do të kontribuojnë drejt standardit të mirë për jetë dhe se kjo është e mundur vetëm me Qeveri të re reformative të përkushtuar ndaj qytetarëve dhe integrimeve euroatlantike të vendit.
“Bashkimi dhe kocepti qytetar për të cilët u përcaktuan qytetarët, janë përfitim shumë i madh që e çon vendin përpara dhe garanton unitaritetn e R.Maqedonisë”, tha Zaev në takimin me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier. /SHENJA/