Qeveria e re e Maqedonisë vepron në kundërshtim me parimet e propmovuara për qeverisje të përgjegjshme kur ishte opozitë. Kryeministri Zoran Zaev premtonte se parimi i vetëm për përzgjedhjen e kuadrove në administratën publike do të jetë cilësia e kuadrove, e jo lidhjet familijare apo partike.
Megjithatë, emërimi i ish ministritë të drejtësisë Bylent Saliu, për zëvendsdrejtor në ndërmarrjen shtetërore për transmisionin dhe tregëtimin e energjisë elektrike, MEPSO duke pasur parasysh se Saliu nuk pati rezultate konkrte në drejtimin Ministrisë së Drejtësisë , ka kompremtuar këtë përcaktim të proklamuar të qeverisë. Praktika dëshmon se edhe qeveria e re vazhdon me praktikat e vjetra për shpërblimin e kuadrove të paafta dhe të dëgjueshme të partive në pushtet.
(VIDEO PREJ NË FB 20:42-20:15)ketu afer e ke fillimin, se e ka shkurtu naser
“Mjaft më ishte me nepotizëm, kam ndikim në parti, e njoh kryeministrin, ministrin, nuk e di cilin drejtor. Jo. Kjo mund të jetë e mirëseardhur për të marrë informacion, por në garë duhet të ketë vend për gjithësecilin për të gjetur veten.
Qeveria shfajsohet me emërimin e Saliut sepse zgjedhjen e ka bërë Bordi mbikqyrës i MEPSO, por nuk tregojnë se anëtarët e Bordit zgjidhen nga Kuvendi me propozim të Qeverisë.
Edhe MEPSO me qëndrim administrativ për emërimin e një kuadri të paaftë të BDI në një post drejtues të kësaj ndërmarrje. Në vend se të përgjigjen në pyetjen tonë se cilat janë referencat profesionale të Saliut për t’u emëruar në këtë post, thonë se zgjedhja është konform ligjit.
GRAFIKË MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN-MEPSO
“Në përputhje me Ligjin për kompani tregtare, kryetari i Bordit mbikqyrës të MEPSO ka lidhur kontratë menaxheriale me z. Bilent Saliun dhe ai do të kryejë detyrimet që dalin nga posti ku është emëruar, pra zëvendës I drejtorit general të MEPSO-s në përputhje me legjislacionin, aktet nënligjore dhe aktet e brendshme”.
Lidhur me dilemën se Saliu nuk ka përgaditje profesionale për të drejtuar një kompani për transmisionin dhe tregëtimin me energjinë elektrike, MEPSO thotë se ligji nuk i obligon që drejtuesit e kompanisë të jenë ekspert të energjetikës.
Bilent Saliu e bë ministër i drejtësisë në qershor të vitit 2017 duke lënë postin e drejtorit të Inspektoriatit Shtetërorë për Pylltari dhe gjueti, ku kishte punuar gjashtë vite. Saliu dy vjet ka ushtruar funksionin e drejtorit të i Ndërmarrjes Komunale në Vrapishtit, ndërsa paraprakisht katër vite ishte person për marrëdhëniet me publikun në Vrapisht.
Përgatiti: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.