Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, duke elaboruar sjelljen e propozim Buxhetin për vitin 2018, ka pohuar se në mesin e këtyre harxhimeve për ndërtimin dhe ri-konstruimin e rrugëve janë paraparë mjete financiare edhe për aksin rrugorë Shkup-Bllacë, e cila mbetet prioritet i Qeverisë, përcjellë medial.mk
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë me shumë vëmendje është duke punuar në aksin rrugorë Shkup-Bllacë, si hapë i parë ka qenë hartimi dhe përfundimi i studimi fisibiliti, pastaj disa nga Ministrat kanë realizuar takime me pronarët e ndërmarrjeve të cilat janë në Vizbeg, sepse gjatë zgjerimit të kësaj rruge do të duhet të preket ndonjë objekt, dhe ne këtë nuk e dëshirojmë. Dëshirojmë se që bashku me pronarët, por edhe banorët e kësaj ane ta zgjedhim variantin më të mirë”, tha thënë Kryeministri Zaev, raporton medial.mk