Kryeministri Zoran Zaev pret që një rebalanc buxhetore të bëhet deri në mes të vitit, por ai tha se nuk duhet të ketë korrigjim të shkallëve të rritjes.
Ai beson se rritja e parashikuar prej 3.2 për qind mund të arrihet, pavarësisht faktit që institucionet financiare ndërkombëtare kanë ulur parashikimet për rritjen e ekonomisë të Maqedonisë.
Kjo, thotë ai, varet jo vetëm nga Qeveria, por edhe nga komunat, institucionet, investimet në infrastrukturë dhe shumë aspekte të tjera.
“Prandaj, jam i lumtur që ministri do të vendosë në javën e ardhshme për një çështje të caktuar ligjore në Panairin e Shkupit, në mënyrë që ndërtimi të fillojë pikërisht më datën 31. Gjithashtu, Qyteti i Shkupit tashmë ka miratuar ndërtimin për Limaks”, tha Zaev. Qëllimi i Qeverisë është që deri në fund të mandatit të arrihet rritje e ekonomisë prej pesë për qind.