Këtë mëngjes, Kryeministri Zoran Zaev kishte takim online me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Tre bashkëbiseduesit biseduan rreth përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, që pritet të mbahet në Shkup më 29 korrik.
– Advertisements –
“Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë”, shkruan Zaev në faqen e tij zyrtare në Facebook.