Kryeministri Zoran Zaev mes tjerash theksoi sot se partia e Vesel Memedit RDK, do të mbetet në koalicionin qeveritar dhe e vlerësoi si spekulim atë që flitet për deputetin Memedi, me të cilin, siç tha, “ka bashkëpunim të shkëlqyer dhe pret që ajo të vazhdojë edhe më tej”, njofton Medial.mk.
Zaev mes pyetjeve të parashtruara nga gazetarët ka folur edhe për tema tjera , ku sa i përket ministrit të ri të Shëndetësisë tha se në pyetje janë ditë ku së bashku me partnerët e koalicionit do të merret vendim përfundimtar. Kryeministri Zaev ka përshëndetur madje vendimin e anëtarëve të KSHZ-së për kthimin e bonuseve, për siç tha, “hap moral për shkak të kritikave në opinion”.