“Për bisedimet do të presim që të mbarojnë të gjitha procedurat. Qytetarët deklaruan për ndryshime. Për atë disa herë e kam përsëritur se vullneti i shumicës së qytetarëve patjetër duhet të transformohet në vendoset në institucionet. Personalisht shoh se ekziston vetëdije për këtë dhe shpresoj se së shpejti është koha që Maqedonia të fitojë Qeveri të përgjegjshme të qytetarëve të Maqedonisë”, kështu përgjigjet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në pyetjen “a prisni që të merrni mandat për formimin e qeverisë dhe a i keni filluar bisedimet”, për gazetën serbe “Kurir”.
”Erdhi koha kur institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, sipas Kushtetutës, sipas ligjeve dhe për qytetarët e këtij shteti. Drejtësia patjetër duhet që të çohet në vend. Kjo patjetër duhet të funksionojë edhe në Maqedoni por edhe në rajon. Asnjë politikan dhe asnjë funksionar nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ligji është i qytetarëve.” ka thënë mes tjerash Zaev.