Kryeministri Zoran Zaev, u akuzua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së se ka manipuluar me qytetarët kur ka thënë se ka pasur inçizime të cilat do të zbardhin rastin “ Monstra”.
Gjatë seancës së sotme plenare ku deputetët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje, deputeti Zoran Ilioski, nga VMRO-DPMNE, e pyeti kryeministri se vallë a ndjen përgjegjësi për, siç tha, manipulimin që ka bërë me familjarët e viktimave të rastit “Monstra”. Sipas tij që nga formimi i Qeverisë së re vendi është nën presionin kriminal, duke akuzuar se s’po zbardhen rastet e vrasjeve si në Strugë, vrasja në Aerodrom, në Çair, në Reçicë të vogël, duke sjellë rritjen e ndienjës së pasigurisë tek qytetarët.
“ Rasti “Monstra”, të gjithë e dimë tashmë. Ju si opozitarë para njërit prej prindërve të djemve të vrarë keni thënë se keni material të përgjuara të një të akuzuari, me të cilën zbardhet rasti. Pyetja ime është direkte: A e zbardhin vërtet rastin provat që keni thënë se i keni, apo në fund ato prova do të na tregojnë vetëm se çfarë ka ndodhur me ndarjen e subvencioneve të atij që është në ato biseda. Nëse është e saktë se ato biseda kanë si temë subvencionet dhe jot ë dobishme për rastin e Liqenit të Smillokvës, a nuk ndjeni përgjegjësi, para së gjithash morale, sepse keni manipuluar me ndienjat e prindërve të atyre fëmijëve”- tha nga foltorja e Kuvendit deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski.
Rastet që Qeveria e mëparshme, pra ajo VMRO-BDI nuk i ka zbardhur, madje i ka fshehur, ka burgosur njerëz pa pasur prova, ka bërë plane se si të shesi tek qytetarët skenarë sa më të besueshëm, sot duhet ne t’i zbardhim, tha kryeministri Zaev në përgjigjen e pyetjes se deputetit Ilioski.
“ Sot këtu luani me ndienjat e njerëzve që kanë humbur fëmijët, ndërkohë që kur ishit në Qeveri burgosnit të pafajshëm për të treguar se gjoja, ja ne jemi profesional. Nëse Zoran Zaev ka pasur prova konkrete, besoni se edhe ajo “bombë”, ashtu si edhe të tjerat do t’I shkohet deri në fund. Atje ka indikacione seriozë, që unë jam I obliguar si qytetar dhe shef I opozitës së atëhershme, komplet t’i dorëzoj ku duhet, në Prokurorinë Publike Speciale. Vërtet një nga prindërit e ka dëgjuar incizimin se si Fejzi Aziri I lutej Nevzat Bejtës që t’i paguaj subvencionet,I ka parë edhe telefonat që ishin të fshehur”- tha kryeministri Zaev.
Në filliM të seancës së sotme, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë ironizuar Minsitrin për Transport dhe Lidhje Goran Sugarevski,, duke lëshuar me zë të lartë nga telefonat e tyre, muzikën që ishte dëgjuar gjatë lëshimit në përdorim të autostradës Demir Kapi-Smokvicë.Në pushimin një orësh, Qeveria ftoi deputetët për takim jo formal me ministrat, por këtë takim e bojkotuan deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com