Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për radion
malazeze “Antena M”, tha se NATO-ja dhe BE-ja janë alternativa e vetme për Maqedoninë, dhe se pret reagim të ashpër nga Rusia, kur do të vijë koha për pranimin e vendit në Aleancën Veriatlantike.
Zaev, në emisionin “E vërteta e gjallë”, tha se është i gatshëm për reagim të ashpër nga Moska, njëjtë siç ishte rasti edhe me pranimin e Malit të Zi në NATO.
“Reaguan për Malin e Zi, ne jemi të gatshëm sepse vendi im nuk ka alternativë. Përsëris, ne duam të avancojmë bashkëpunimin me Rusinë, duam për shembull atje sa më shumë të shesim domate, lakër dhe produkte të tjera bujqësore. Megjithatë, nuk kemi alternativë, zgjidhja jonë është BE-ja dhe NATO-ja”, theksoi Zaev.
Ai thotë se është i gatshëm jo për realizimin e këtyre qëllimeve sepse, siç nënvizon, ky është opsioni i vetëm.
“E di se ka pasur përpjekje për likuidime dhe është mirë që me kohë është reaguar dhe ajo është penguar. Disa analistë më thonë “tani ti e ke radhën. Nëse diçka duhet të ndodhë, le të ndodhë. Unë e kam pranuar punën e kryeministrit, vendit tim i duhet lider dhe jam i gatshëm të marr vendime siç presin qytetarët tanë, me çdo çmim, dhe le të bëhet çfarë të bëhet”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se ai është i bindur se Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it
- Konsumoi bashkë me të motrat karamele me përmbajtje hashashi pranë një koshi mbeturinash, intubohet 3-vjeçarja! Ja si është gjendja e dy vajzave të tjera