Kryeministri Zoran Zaev përshëndeti vendimin e anëtarëve të KSHZ-së për kthimin e parave për shkak të kritikave të publikut si dhe dorëheqjet e tyre duke i vlerësuar ato si një akt moral, transmeton Express.
Bëhet fjalë për profesionist që kishin rol serioz në një kohë serioze të cilën e përfunduan në mënyr profesionale. Vendimi që sollën e di që është ligjore, por jo etike dhe jo morale. Unë e mirëpres aktin që të gjithë kanë paraqitur, dhe ky është kthimi i parave në Buxhet dhe në të njëjtën kohë kanë dorëzuar përgjegjësinë personale si një hap moral, ndoshta për shkak të kritikave të publikut, tha Zaev