Afërsia e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me partinë shqiptare që ishte bashkëpunëtore e VMRO-së, BDI -në ka ngjallur reagime të shumta te blloku politik shqiptar si dhe shtresat intelektuale si dhe te mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët ndjehen të tradhëtuar nga Zaev për tendencën dhe qëllimin e tij për ta mbajtur në skenën politike sa më gjatë BDI-në, transmeton Fol.
Por çka fshihet në fakt pas kësaj loje të Zaevit? Portali fol nga burime të afërta me LSDM dhe kryeministrin Zoran Zaev mëson se pas gjithë kësaj qëndron një plan B, i cili plan parasheh pastrimin e BDI nga ish strukturat e UÇK-së si dhe vendosjen në pozita udhëheqësetë persona që kanë qenë ose janë nën kontrollin e LSDM –së, e me çka do të vihej në kontroll e gjithë partia e BDI-së. Po të njejta burime njoftojnë se Zaev po përgatit terenin që Teuta Arifin ta bëjë lidere të BDI, pasi Ali Ahmeti të jap dorëheqje, e me këtë t’i mbyllen mundësitë krahut të luftës, Hazbi Lika që të marrë drejtimin e BDI – së, pasiqë Lika shihet si zëvëndësuesi më i denjë dhe i mundshëm i Ahmetit në postin e liderit të BDI-së. Jo rastësisht z Zaevi i publikoi vetëm disa prej bombave të shumta për funksionarët e BDI-së që tani ta ketë më lehtë ti mbaj në kontroll personat që planifikon t’i vendos në krye të BDI-së ./Express