Javën e ardhshme kryeministri Zoran Zaev do të qëndrojë për vizitë zyrtare në shtetin bullgar duke u takuar kështu me kryeministrin Borisov.
Javën e ardhshme më 20 dhe 21 qershor një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zaev do të qëndrojnë në Bullgari.
Nga qeveria konstatojnë se takimi i parë i punës në Sofje do jetë më 20 qershor në ora 15 ndërkohë që për agjendën e plotë do informojnë ditëve në vazhdim.