Zaev në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika” tha se është obligim i çdo politikani,
veçanërisht e çdo kryeministri, që të kujdeset për interesat e qytetarëve të cilët ja kanë dhënë
besimin dhe për interesat e shtetit. Jam i përgatitur për lidership, të udhëheq të gjitha proceset çka
donë të thotë siguri, fuqizimin e pozicioneve ndërkombëtare të Maqedonisë, por edhe rajonit.
Ndjehem i plotësuar, sepse iu shërbej qytetarëve dhe shtetit në përmbushjen e një vizioni të madh,
përcjell Telegrafi.
Përveç kësaj, thotë Zaev, ne jemi liruar nga guri, e kemi humbur gurin i cili për 25 vite na ka
tërhequr tatëpjetësh.
Në lidhje me zbatimin e marrëveshjes në Maqedoni dhe qëndrimin e kryetarit Ivanov dhe opozitës,
Zaev u përgjigj se asgjë nuk varet nga nga Ivanov, si dhe nga të gjithë politikanët tjerë, por varet
nga qytetarët.
Në pyetjen e gazetarit për qëndrimin e Rusisë edhe për kundër “përparimit” se me anëtarësimin e
Maqedonisë në NATO do ta rrezikonte sigurinë e rajonit, Zaev u përgjigj se Federata Ruse është mike
e mirë e Republikës së Maqedonisë, dhe se e ardhmja veriatlantike e Maqedonisë nuk do të rrënojnë
bashkëpunimin dypalësh.
Data 15.03.2026
Aktuale
- Irani: Do ta ndjekim dhe vrasim Benjamin Netanyahun
- Zvicra refuzon fluturimet për avionët amerikanë për shkak të luftës me Iranin
- (VIDEO) VMRO akuzon se protesta e djeshme ishte lojë e LSM-së dhe LSDM-së
- Mbi 14 mijë nxënës do t’i nënshtrohen maturës shtetërore
- Burimi Rashçe në rrezik, mund të ndotet me krom kancerogjen
- OKH Merhamet së bashku me shoqatën IHHNL nga Holanda organizuan iftar në Tetovë
- (VIDEO) “Taksë mbi sheqerin” për të luftuar obezitetin, 65% e qytetarëve janë mbipeshë
- “Ajo erdhi me dëshirë!”- E rëndë në Greqi, 17-vjeçarja p*rdhunohet nga një grup djemsh dhe filmohet, arrestohen 10 persona! Të dyshuarit mohojnë ngjarjen

