Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se tani është momenti i vërtetë për gjetjen e një zgjidhje për emrin dhe se tani po hyhet në vetë thelbin, gjegjësisht në detajet më delikate me çrast, siç tha Zaev, patjetër të “jemi kreativ” që të mbrohen të dyja palët. Por sipas tij, fokusi është vendosur në zgjidhjen e emrit e jo në afatet kohore.
“Mendoj se tani është momenti i duhur për të gjetur një zgjidhje ku të gjithë pjesëmarrësit në shtet do të qëndrojnë të bashkuar prapa diçkaje që është në përputhje me ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit tonë, dhe duke u kujdesur për dinjitetin e palës greke”, tha Zaev, duke shtuar se është shumë e rëndësishme për Maqedoninën që procesi të zgjidhet para së gjithash për shkak të marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në.
Lidhur me Samitin e NATO-s, Zaev tha se Maqedonia ka një ftesë automatike të kushtëzuar për anëtarësim në Aleancë dhe nëse gjendet një zgjidhje për emrin, do të fillojë procesi i ratifikimit të marrëveshjes së plotë të anëtarësimit.
Ai gjithashtu shpreson të ketë një takim me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, që sipas Zaevit, do të nënkuptonte se kanë mbetur edhe 10% për zgjidhjen e emrit.