Nga janari i vitit të ardhshëm të gjithë të punësuarit të cilët kanë mbushur moshën 64 vjeçare, respektivisht 62 vjeç për gratë, do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës dhe do shkojnë në pension. Ky ishte qëndrimi i prerë i kryeministrit, Zoran Zaev, gjatë emisionit debativ në TVM1. Sipas tij, përjashtime do të ketë vetëm për profesionet deficitare që i nevojiten shoqërisë, e në këtë rast ilustroi personelin mjekësor, por edhe në këto raste do të duhet të ndiqet procedura e punësimit përmes konkursit publik.
“Sjellim vendim për pensionim të detyrueshëm me 64 vjeç për të gjithë, ndërsa gratë mund të zgjedhin të pensionohen edhe në moshën 62 vjeçare. Sigurisht që për disa drejtime deficitare nuk do të vlejë, por për momentin mendohen modelet, njëri është punonjësit shëndetësorë… Ka konkurs për mjek internist dhe nuk paraqitet askush, ke menjëherë konkursin tjetër për mbi 64 vjeç.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Zaev njoftoi se qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë edhe para kohe në pension, por duke i paguar Fondit Pensional shumën e duhur për aq vite sa shkon në pension të parakohshëm.
“5 vite para mbushjes së 64 vjetëve apo 62 vjeç, mund ta blini stazhin për ato 5 vite për të shkuar në pension më herët, kuptohet me para tuaja jo t’ua paguajë shteti. Po për ato 5 vite i paguani Fondit para kohe dhe shkoni në pension, pra është si opsion kjo. Dikujt mund të mos i duket asgjë kjo për shkak se ato të njëjtat para duhet t’i paguajë përgjatë 5 viteve, ndërsa tani përnjëherë i paguan. Kjo në njërën anë e mbron Fondin Pensional dhe në anën tjetër hapen vende të reja pune për të rinjtë.”,– tha kryeministri, Zoran Zaev.
Sipas të dhënave të Fondit Pensional, më shumë se 19 mijë qytetarë gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar që t’u mundësohet shtyrja e daljes në pension.
Data 17.11.2026
Aktuale
- Bileta e menjëhershme „Mega Milioner“ – kap shansin për një fitim milioner
- Një tjetër grevë mbarëkombëtare hekurudhore shkakton anulime të shumta në Spanjë
- “Jep dorëheqjen!”/ 51 organizata në SHBA letër Ramës dhe 246 institucioneve ndërkombëtare: Të ndalet përdorimi i forcës nga policia në protesta
- LSDM: Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin “Alta Bankën” dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet
- “Më kanë rekomanduar operacion, por…”/ Veliaj kërkon të marrë pjesë në seancë, letër gjykatës! Dumani: Nuk kemi asnjë raport për gjendjen e tij shëndetësore!
- Arsovski paralajmëron: Provimi i jurisprudencës në shqip mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme!
- Ahmeti: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme
- Osman Kadriu për jurisprudencën në shqip:”Na shesin dushkë për gogla”



