Të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe ne bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i motivuar ata që të qëndrojnë dhe të jetojnë në vendin e tyre. Kjo është arsyeja pse një numër i madh i të rinjve propozohen në listën e kandidatëve për këshilltarë, të cilët do të punojnë me mbështetjen tonë maksimale për nevojat e të rinjve në sfera të ndryshme të jetës.
Ne vazhdojmë të përmirësojmë infrastrukturën në këtë komunë. Ne do të investojmë në bulevardin kryesor në Zelinë, investojmë në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit për furnizim me ujë dhe kanalizimit, gjë që do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare të këtij problemi për të gjithë qytetarët e komunës. Ne do të ndërtojmë një shesh lojrash sportive në fshatin Çiflik dhe do të rinovojmë sheshin e lojërave sportive të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në Zelinë.
Ne planifikojmë të hapim një kopsht të ri dhe të riaktivizojmë KF “Lirija”. Agjenda e gjelbër e LSDM-së dhe koalicionit përfshin pastrimin e deponisë në fshatin Dobarce, sigurimin e ujit të pijshëm, të pastër dhe të shëndetshëm.
Këto janë zgjedhje lokale, por është me rëndësi të madhe të riafirmohet vendosshmmëria e qytetarëve për të jetuar në një vend modern evropian me komuna moderne evropiane. Dhe ju e dini,se kjo është më e mira. Më 17 tetor, rretho numrin 9 për të mundësuar #mëtëmirën për Komunën e Zelinës.