LSDM njofton se në takimin me Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, është biseduar për krizën politike, ndërsa Li ka dhënë përkrahjen e tij për proceset demokratike në Maqedoni.
“Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe legale, në përputhshmëri me Rregulloren dhe Kushtetutën. Vazhdojmë që të ecim përpara proceset dhe në periudhën e ardhshme do të pasoj formimi i qeverisë së re reformuese”, ka thënë Zaev, përcjell SHENJA.
Ai ka paralajmëruar se në periudhën e ardhme Ivanov do të pranoj njoftimin nga kryetari i ri i Kuvendit se ekziston shumicë e re parlamentare dhe do të kërkoj që sipas obligimit që ka të jep mandatin për formimin e Qeverisë.
“Poashtu ekziston program i ri i cili garanton unitaritetin e shtetit, respektimin e Kushtetutës, perspektivave euro-atlantike të Maqedonisë. Me këtë shteren gjitha kërkesat e paarsyeshme të Ivanovit me të cilën ai e kushtëzon dhënien e mandatit. Shumica parlamentare ka për obligim të realizoj vullnetin e shumicës e shprehur në zgjedhje dhe atë obligim do ta plotësoj”, ka thënë Zaev.
Ai ka thënë poashtu se Qeveria e re do të jetë e gatshme të bashkëpunoj me opozitën e ardhshme në interes të proceseve reformuese, por se në këtë moment me rëndësi është që VMRO-DPMNE të pranoj se është opozitë dhe të ndaloj tensionet.
Në takim është dënuar bashkërisht dhuna në Kuvend dhe është konstatuar nevoja për arsyeshmëri tek të gjithë, për të mundësuar transferim të qetë të pushtetit. /SHENJA/

