Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se nga viti 2019 premtimi i LSDM’së do të zbatohet sa i takon TVSH-së që duhet të kthehet në mesin e qytetarëve. Me këtë, tha ai, çdo familje do të marrë nga 25,000 deri në 30,000 euro në vit. Siç sqaroi ai, kthimi do të llogaritet si 15% e TVSH-së së paguar në secilën llogari fiskale, njofton Almakos.
“Me këtë ne besojmë se të hyrat në buxhetin e TVSH-së do të rriten, sepse qytetarët do të jenë të motivuar ta paguajnë atë. Kjo do të zvogëlonte dhe evazionin fiskal, dhe do të rrisë të ardhurat në çdo familje, me një kufi me të pasurit”, tha Zaev në seancën e sotme parlamentare duke iu përgjigjur pyetjes që parashtroi deputeti Ilija Dimovski nga rradhët e VMRO’Së.
Siç tha kryeministri, masa do të realizohet përmes një projekti, që do të zbatohet në dy rajone në Maqedoni për të përcaktuar nëse sistemi do të funksionojë.
“Një sistem i tillë kërkon përgatitje adekuate administrative. Në gjysmën e dytë të vitit 2018 do ta provojmë këtë sistem në dy vende në Maqedoni për të kontrolluar funksionimin e saj dhe për të dëgjuar pikëpamjet, për të përcaktuar pikat e forta dhe të dobëta. Nëse sistemi funksionon, qytetarët do të motivohen dhe do të kërkojnë llogari fiskale kudo, dhe nëpërmjet kësaj, i gjithë sistemi i pagesave të TVSH-së do të rritet. Ky është një mekanizëm që ka sukses në disa vende. Nëse të dy rajonet japin këto rezultate, në vitin 2019 do të shkojmë në të gjithë territorin”, shtoi kryeministri./Almakos

