LSDM nuk ka dorëzuar emrin e propozuar Venko Filipçe, për ministër të shëndetësisë, në Parlament. Kjo, për arsye se pritet që Ziadin Sela të takohet me Zoran Zaev, për të biseduar nëse ky vend mund ti takojë ASH-së, ku edhe ka propozuar kanditatin Vullnet Ferati. Zërat se do ta merr ASH-ja ministrinë e shëndetësisë, tashmë janë shuar. Por, përflitet se kandidatit të LSDM-së do ti takojë. Pra, neurokirurgu Filipçe është kandidat i mundshëm, të cilit i ishte përmendur emri edhe në maj para se të vijë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë Arben Taravari. Ku ky i fundit e la ministrinë, për kryetar të Komunës së Gostivarit, ku edhe u emërua në zgjedhjet Lokale, në tetor të këtij viti.
Por, vazhdon Ministraia e Shëndetësisë të mbetet pa drejtues. Si edhe vendet vakante siç janë Ministri pa dikaster, i angazhuar për Investime të Huaja dhe posti i zëvendës Ministrit të Arsimit si dhe Ministria pa dikaster për integrimin e romëve nuk kanë emra për udhëheqës. Nga BDI, kanë propozuar për zëvendës minister të Arsimit Arbër Ademin, ish zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.
Nga Qeveria, nuk japin asnjë detajë për rikonstruimin e qeverisë, pra për emrat e rinj të ministrave dhe postet e tjera të lira.
Emrat e ministrave dhe zëvendës ministrat, pritet të dalin më 25 dhjetor, pas bisedës mes Ziadin Selës të ASH-së, dhe Zoran Zaev nga LSDM.
D.K
Almakos.com