Me të gjitha vendimet demonstruam guxim dhe vendosmëri, nuk kalkuluam me rejtingje, për këtë arsye jemi të ndryshëm. Nëse ishte luftë për pushtet, do të kalkulonim. Sollëm vendime të drejta, i realizuam qëllimet strategjike, e bashkuam popullin tonë multietnik. Treguam vepra dhe ky është argumenti ynë të kërkojmë mbështetje nga ju. Kërkojmë mandat që të mundemi edhe mëtej ta ngritim cilësinë e jetesës së përgjithshme në vend, theksoi mes tjerash lideri i LSDM-së Zoran Zaev në takimin e sontëm në tribunën e Koalicionit “Mundemi” nga Struga.
Zaev i falënderoi të gjitha bashkësitë etnike në vend për solidaritetin e tyre me maqedonasit demonstruar në procesin e arritjes së qëllimeve kombëtare të përcaktuara ndër shekuj, në emër të të gjithë atyre që vdiqën në luftën për një shtet të pavarur dhe liri.
“Kemi shtet me fletëpronësi, të njohur në të gjithë botën. Kemi letërnjoftim në KB në të cilën shkruan maqedonas dhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut, me gjuhën – gjuha maqedonase. Sot kemi vend për të cilin luftuan dhe të parët tuaj, si në Kryengritjen e Ilindenit ashtu edhe në Luftën Nacionalçlirimtare, për të patur atdhe të njohur në të gjithë botën. Është përmbushur misioni, qëllimi, vullneti i paraardhësve tanë dhe prindërve tanë për të pasur vend i cili është i mbrojtur plotësisht, si nga vetvetja, ashtu edhe nga NATO”, tha lideri i LSDM-së.
Përveç arritjes së interesave të shtetit dhe qëllimeve strategjike, Zaev përmendi marrëdhënie miqësore të vendosura me të gjitha vendet në botë, duke përfituar nga vendimet e arsyeshme të marra gjatë tre viteve të fundit.
Lideri i LSDM-së tha se kur do të shihen arritjet për tre vitet e fundit dhe dekadën e kaluar, dhe aspak nuk është zgjidhje e vështirë, nuk ka dilemë cili është drejtimi i vërtetë ku duhet të ecë vendi.
Para struganëve fjalim mbajti edhe Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetare e LSDM-së dhe bartëse e listës së deputetëve të “Mundemi” në Njësinë zgjedhore 5, duke potencuar se është e lehtë të flitet para qytetarëve me fytyrë të pastër, kur do të prezantohet llogaria para qytetarëve me premtime dhe realizime.