Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se pas vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai menjëherë do të fillojë të përgatisë strukturën e negociatave.
Zaev vuri në dukje se janë të kënaqur me marrjen e rekomandimit, por në të njëjtën kohë nevojitet vazhdimi i dinamikës së reformave. Kryeministri thotë se qeveria po përgatiste Planin 18, dhe do të punojë me të gjitha partitë politike.
“Pas miratimit të vendimit për negociata në qershor, ne do të përgatisim negociatorët. Me këtë hap do të tregojmë seriozitet. Ne do të kemi nevojë për njerëzit më të mirë nga institucionet këtu. Duhet të mbajmë parasysh se anëtarësimi në BE do të hapë temat më të mëdha, siç janë reforma gjyqësore, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë. Një sistem shtetëror i reformuar do të na ndihmojë të arrijmë në sistemet politike evropiane. Ne hapim mëngët, duart tona po presin për punë”, tha Zaev, në fjalimin e tij në Kuvend. /SHENJA/