Zaev nesër në Sofje: Me palën bullgare do të bisedojmë për propozimin e Portugalisë

Zaev nesër në Sofje: Me palën bullgare do të bisedojmë për propozimin e Portugalisë

Kryeministri Zoran Zaev një ditë para vizitës së tij zyrtare në Sofje, deklaroi se për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk bisedohet me Sofjen zyrtare. Sipas tij kjo nuk është në tavolinën e bisedimeve por do të bisedohet për propozimin e Portugalisë.

– Advertisements –

“Për identitetin maqedonas dhe për gjuhën maqedonase nuk bisedojmë. Bisedojmë për propozimin portugez i cili erdhi nga Portugalia si kryesuese e Këshillit të BE-së. Në bullgari për momentin nuk ka parlament dhe as qeveri politike, por fatmirësisht ka vullnet për bisedime, ne do ta shfrytëzojmë atë vullnet për bisedime nga ana e Qeverisë bullgare dhe do ta realizojmë nesër vizitën në Bullgari ku do të takohemi me lidershipin e më shumë partive politike, do të takohemi edhe me kryeministrin, me presidentin e shtetit dhe me gjithë bartësit e funksioneve përgjegjëse. Kemi vërtet propozim kualitativ nga kryesia e Portugalisë, propozim me kualitet për ne dhe Bullgarinë, është në dobi të të dyja vendeve”, deklaroi Zaev.