Me siguri që nuk do të kërkoj dorëheqje sepse u tërhoqën. E para, nuk e shkelin ligjin, pse të kërkojmë atëherë dorëheqje? Nëse kërkojmë dorëheqje, atëherë duhet të mendojmë ku të gjejmë njerëz që do t’i angazhojmë në pushtet deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Ky është qëndrimi dhe përgjigjja e sotme e kryeministrit Zoran Zaev në pyetjen e Alsat M, nëse do të kërkohet përgjegjësi morale dhe politike nga zyrtarët që konkurruan për para nga Fondi për Inovacione me vlerë prej 10 milionë euro, por edhe për ata zyrtarë, ndërmarrjet e të cilëve kanë aplikuar për marrjen e ndihmës shtetërore? Zaevi pohon se gjithçka ka qenë transparente dhe konsideron se ndërmarrjeve të zyrtarëve qeveritarë dhe partiak do t’u bëhet padrejtësi për shkak se më nuk do të mund të marrin pjesë në tenderë shtetërorë vetëm për shkaqe etike.
Mua më duhen këta zyrtarë, unë punoj me ta, i di kapacitetet e tyre dhe më vjen mirë që reagojnë kështu që të tërhiqen nga aplikimet e tilla për të lënë mundësi korrekte gjatë vendimmarrjes për të gjitha kompanitë tjera në Maqedoni – tha Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.
Reagime të ashpra në opinion shkaktuan informatat se kompanitë në të cilat pjesë kanë edhe zyrtarë të pushtetit, do të marrin mijëra euro nga Fondi për Inovacione. Para dy ditëve pikërisht Alsat M publikoi dokument të nënshkruar personalisht nga shefja e kabinetit të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev e cila është edhe kryetare e Komisionit për Vlerësim. Ajo deri te Agjencia e Investimeve të Huaja ka dërguar shkresë në të cilën pozitivisht i ka vlerësuar kompanitë në të cilat pronarë është edhe vetë Angjushev. Ajo këto kompani i ka vendosur në listën e fituesve të mundshëm të ndihmave financiare nga buxheti. Angjushev tashmë deklaroi se nuk ndjen përgjegjësi morale dhe tha se ka kërkuar nga menaxherët e kompanive ku edhe ai ka pjesën e tij, të heqin dorë nga paratë e shtetit.
Ile Petrevski