Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me
delegacionin e UNICEF-it, i kryesuar nga Benxhamin Perks.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kryeministri i ka njoftuar mysafirët e UNICEF-it me përcaktimet reformuese dhe prioritetet qeveritare për përmirësimin e gjendjes me të drejtat e njeriut dhe të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë.
Në takim ishte konstatuar se këto çështje kanë përgjigje në bashkëpunimin e përbashkët mes institucioneve të Republikës së Maqedonisë dhe UNICEF-it, gjithashtu edhe për sfidat me të cilat
përballen fëmijët nga kategoritë e rrezikuara në sistemin arsimor.
“Nder dhe kënaqësi është ta kemi UNICEF-in si partner”, ka porositur kryeministri Zaev dhe i ka ftuar përfaqësuesit e fondacionit për fëmijë të Kombeve të Bashkuara, me komente, propozime dhe projekte të tyre, të jenë bashkëpunëtorë të Qeverisë për t’u ballafaquar me sukses me sfidat për përmirësimin e kushteve për jetë dhe zhvillim të të gjithë fëmijëve pa përjashtim në Republikën e Maqedonisë