Maqedonia ka shanse, pritjet tona janë, në muajin prill të marrim rekomandim të pakusht, ndërsa në qershor të marrim datë për fillimin e negociatave, deklaroi në Sofje, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Medial.mk
“Këto janë agjendat në të cilat jemi të përkushtuar dhe jemi të bindur se me të vërtetë deri në Samitin e Ballkanit Perëndimor, këtu në Sofje, që do të mbahet në muajin maj, do të mund të lavdërohemi me rezultate përfundimtare, siç kemi bërë edhe deri më tani në Republikën e Maqedonisë. Me të vërtetë, nderi që kjo vizitë e Ballkanit Perëndimor filloi nga Republika e Maqedonisë, paraqet edhe obligim gjithashtu të ruhet vazhdimësia, për të qenë të suksesshëm në reformat, në sytë e Bashkimit Evropian, i cili na kontrollon dhe na verifikon, në pjesën e zbatimit të reformave”, tha Zaev.
Njëherësh, Zaev theksoi se, këtu është edhe ndjenja e përgjegjësisë që të ndahet me qytetarët dhe me institucionet se me të vërtetë duhet deri në fund t’i realizojmë reformat./medial.mk