“Dy deputetë nga VMRO-DPMNE kanë marrë pjesë në largimin e siguresave prej çelikut të dyerve të Kuvendit, ndërkaq katër të tjerë, kanë dhënë udhërrëfyes të drejtpërdrejta se si të shkohet deri te pres-salla ku kanë qenë deputetët e shumicës parlamentare. Këtë e flas në bazë të dëshmive të cilat shihen, dhe nuk e di se si ata kolegë deputetë do të mund të na shohin në sy”.
Këtë sot e tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ishte i ftuar në Prokurorinë Themelore për të dëshmuar për dhunën në Kuvend që ndodhi më 27 prill.
“Sot jam në Prokurori si palë e dëmtuar, njëri nga ata që më drejtpërdrejtë u sulmua nga një turmë, e cila kishte për qëllim që të kryej vrasje dhe ajo u shihte qartë me plan të mirë dhe paramendim. Dhashë dëshmi përpara prokurorit publik, i tregova të gjitha detajet të cilat i kam në kujtesë për ato dy orë e gjysmë terrorizim që ka ndodhur në sallën për konferencë për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë. Besoj se ajo do të ndihmojë në pastrimin e rastit nga ana e Prokurorisë Publike. Ua lë profesionalistëve që ta konstatojnë atë se për çfarë vepre do të ngarkohen sulmuesit. Unë e them përshtypjen time me detaje se si ajo është organizuar, se si është menduar, orkestruar, deleguar dhe si në thelb veprimet e eskaluara kanë ndodhur. Gjuajtja e karrige dhe kamerat e juaja, gjuajtja me materiale të hekurta nga inventari, materiale të drurit, gjuajtje të kabllove nga pajisjet me qëllim që të zihemi për fyti, që të na mbysin, të gjithë këtë e treguam, ndërkaq personat profesional duhet t’i japin kualifikim asaj vepre”, tha Zaev.
**************
Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev erdhi në Porkurorinë Themelore Publike që të dëshmojë si i dëmtuar në të enjten e përgjakshme në Kuvend, njofton mediet ne vend.
Në Prokurorinë Publike janë ftuar edhe deputetët të cilët kanë qenë të pranishëm në kohën e sulmeve të cilat ndodhën më 27 prill.
Më rënd i lënduar ka qenë deputeti i “Aleanca për Shqiptarët”, Zijadin Sela kurse i sulmuar ishte edhe Zaev dhe deputetë të tjerë të kësaj partie. Krahas deputetëve, të sulmuar kanë qenë edhe gazetarët e kameramanët.