Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, bashkë me kryetaren e komunës së Tetovës, kanë vizituar sot Porojin, rajonin e prekur nga vërshimet e fundit. Pas një takimi të realizuar në komunën e Tetovës, Zaev dhe Arifi, dolën në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga këto vërshime.
Ata thanë se do të merren të gjitha masat e nevojshme që të sanohen këto dëme, të dëmshpërblehen ata, pronat e të cilëve janë dëmtuar dhe se për një gjë të tillë do të caktohen komisione kompetente që do të merren me këto çështje. Ata paralajmëruan se përveç sanimit të dëmeve do të merren edhe masat e nevojshme me qëllim të parandalimit të vërshimeve në të ardhmen, me qëllim të zgjidhjes afatgjatgjatë të problemit të banorëve të këtij rajoni.
“Normalisht e përshëndesim vendimin e Qeverisë me të cilin pastrimi do të intensifikohet, dhe informatat që ne i kemi dhënë janë se ne e kemi dhënë planin e aksionit që para dy ditës, nëse ai realizohet në fakt mendojmë se zvogëlohen rreziqet nga fatkeqësitë natyrore”, tha kryetarja e Tetivës, Teuta Arifi.
“Qëllimi është intervenim i shpejtë që të mund ta kthejmë në normalitet jetën e banorëve të kësaj pjese të rajonit të Tetovës. Njëkohësisht me vendimin që morrëm sot, e angazhuam ministrin e Transportit dhe Lidhjeve që të merr të gjitha dokumentet, siç është programi UNDP me të cilin Komuna e Tetovës ka aplikuar tek Qeveria që të veprojë për zgjidhje afatgjate si masa preventive që të mos përsëriten vërshime të tila të cilat shpesh ndodhin në këtë rajon”, tha Kryeministri, Zoran Zaev.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Zaev në Poroj premtoi dëmshpërblim për banorët… by tvshenjaofficial