Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në
suaza të aktiviteteve gjatë Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork sot do të marrë pjesë në Biznes-forumin global të Blumberg, ku do të marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive, si dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë ditës kryeminsitri Zaev do të ketë takim bilateral me eurokomisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, ndërsa do të marrë pjesë edhe në darkën që e organizon përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Unionit, Federika Mogerini.
Kryetari i Qeverisë Zaev do të marrë pjesë edhe në pritjen në organizim të kryeministrit të Kroacisë, me rastin e 25-vjetorit të anëtarësimit të këtij vendi në Kombet e Bashkuara.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova
- “Gjinia është koncept social dhe juridik!”- Aktivistja Xheni Karaj: Nuk ka vetëm mashkull dhe femër, por dhe persona inters*ks
- Muhamed Elmazi premton ekskursion falas për pensionistët e Sarajit
- Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, Arqimandriti: Termi ‘gjini’ nuk cenon identitetin burrë e grua, por mbron ata që ndihen ndryshe
- Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj
- BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal