Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot mori pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin Shën Leontij në Vodoça afër Strumicës.
“Kjo festë përkujton që të përgatitemi, të bëjmë vend në zemrat tona, ta plotësojmë me dashuri dhe gëzim, sepse gëzimi është themeli i jetës shpirtërore. Krishti lindi”, shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Në foto kryeministri Zaev është në shoqërinë e babait të tij.