Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Durrës në një takim joformal do të presë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të
diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti. Në këtë takim, sipas një njoftim të Zyrës për komunikim të kryeministrisë në Shqipëri, do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë Zoran, Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe Komisari Johanes Han dhe presidenti i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Suma Çakrabarti. Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov e anuloi vizitën në Durrës për shkak të aksidentit rrugor që ndodhi në Svoge në të cilën humbën jetën 16 persona, ndërsa njëzet u lënduan. Veprimtaria njëditore, sipas këtij njoftimi, do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia dixhitale.
Takimi pritet që të mbahet në vilën qeveritare në Durrës, ndërsa është planifikuar që të fillojë në orën 10, ndërsa pasdite do të ketë pres konferencë të përbashkët të kryeministrave dhe komisarit Han.
“Pritet që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të planit shumëvjeçar të veprimit për zonën ekonomike rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë shqiptare.
Takimi i parë joformal i Ballkanit Perëndimor ka qenë vjet më 26 gusht gjithashtu në Durrës. Në të, përveç komisarit Han kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Siril Miler.
Data 07.06.2025
Aktuale
- Gjendet i pajetë në banesë një 35-vjeçar, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
- Prodhimi i telefonave inteligjentë në SHBA: Një mesazh i fuqishëm për Apple nga një kompani e vogël
- Haxhiu: I kemi numrat për qeverinë Kurti 3, le të na matin
- U kap në aeroportin e Rinasit duke tentuar të dalë nga Shqipëria me një shumë të konsiderueshme parash, e pëson keq shtetasi izraelit
- Miteva: Hapet linjë e re telefonike për të lënduarit nga tragjedia e Koçanit, do të adresohen nevojat dhe kërkesat e familjarëve të tyre
- AMP aksion në Pikën Kufitare të Kapshticës, sekustrohen rreth 6 kg heroinë! Dyshohen si të përfshirë efektivë të policisë
- Këshilltarja e VLEN-it në Shkup, Rejhan Ramadani: “Pusetat e papastruara bllokuan bulevardet, Arsovska të merret me punë, jo me politikë!”
- QMK: Pas motit të ligë që dje përfshiu vendin, janë regjistruar vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar