Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin e Republikës së
Maqedonisë në Asamblenë e 72-të të përgjithshme të KB-së në Nju-Jork nga data 17 deri në 23 shtator, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Në përbërjen e delegacionit të RM-së do të jenë edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri pa dikaster i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi.
Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të punës së Asamblesë së përgjithshme dhe do të ketë fjalim në konferencën tematike “Qeveria e hapur”, me të cilën do të kryesojë presidenti i Francës, Emanuel Makron. Është parashikuar që kryeministri Zaev të marrë pjesë edhe në shumë panele tjera tematike gjatë këtij tubimi botëror të shefave të shteteve dhe qeverive.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të ketë drekë pune me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, shumë takime të tjera dypalëshe, mes të cilëve edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme
dhe siguri, Federika Mogerini, me kryeministrat e Norvegjisë dhe të Maltës, si dhe me presidentin e SHBA-së Donald Tramp.
Në kuadër të vizitës në Nju-Jork, kryeministri Zoran Zaev do të ketë takime me përfaqësues të diasporës të Republikës së Maqedonisë në SHBA, si dhe me biznesmenë amerikanë.
Data 26.02.2025
Aktuale
- BDI nënshkruan një deklaratë në përputhje me Strategjinë e SHBA Kundër Korrupsionit
- Për pak mund të ishte kthyer në tragjedi/ Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët e zjarrit apartamenti!
- Mexhiti: Gazifikimi do të ulë ndotjen deri në 70%
- Detajet paraprake/ Gjendet i pajetë në rrugë një person në zonën e Astirit
- VLEN: Mediat të kenë durim, ende nuk i kemi ndarë komunat e as kandidatët
- “Mos më prek…“ – çfarë po ndodh mes Jozit dhe Loredanës?
- Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurorit Valentin Preçi
- Po zhvillohej seanca për vrasjen e boksierit shqiptar, publikohen pamjet e sulmit para gjykatës