Greqia është një nga miqtë tanë më të përkushtuar për perspektivën evropiane të vendit – ka theksuar Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA duke zbuluar se Kryeministri grek Kirjakos Micotakis ka zhvilluar disa ide pozitive, që mund të ndihmojnë për heqjen e bllokimit bullgar.
Dje, duke u prononcuar në Samitin Ekonomik – Delfi, Kryeministri Zoran Zaev ka shfaqur optimizëm se do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë, por shtoi se duhet ndihma e Greqisë, kurse katër orë më vonë, në takimin me kolegun e tij grek, tashmë ka marrë ide konkrete nga Micotakisi.
Në një bisedë me korespodenten e Agjencisë së Lajmeve MIA nga Athina, Kryeministri ka thënë se pala greke ka treguar një kreativitet plotësues në “mënyrë miqësore dhe pragmatike”, kurse për bllokadën e Sofjes ka komentuar se kjo është problem dhe sfidë, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për BE-në, për Bullgarinë dhe për Greqinë si vende anëtare. /KlanMacedonia