Në përgjigjen e sulmeve të përditshme të liderit të opozitës, Hristijan Mickoski se në qeveri ka shumë politikë, pak ekonomi, se vendi gjendet para një cunami ekonomik të depresionit dhe borxheve të reja, kryeministri Zoran Zaev në intervistën javore për Mia ka thënë se me disa punë pajtohet me Mickovski, sidomos në sferën e reformave, transmeton Almakos.
“Por, kur flet për ekonomi, mendoj se nuk po gjendet mirë. Republika e Maqedonisë ka qenë në minus. Ka qenë një shtet i shkatërruar, në aspektin financiar e rrënuar. Duke e pasur parasysh këtë gjë, deri më tani ne kemi pasur sukses që ta stabilizojmë buxhetin e shtetit, të arrijmë rritje të ekonomisë, pagat filluan që të rriten. Pa dallim se si do ta kuptojnë këtë, megjithatë për këto çështje mund që t`i mbaj leksione Mickovskit dhe opozitës deri në mëngjes dhe më shumë”, deklaroi ndërmjet tjerash Zoran Zaev./Almakos/