Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme ka komentuar shqetësimin e disa prej vendeve të BE-së në lidhje me keqpërdorimin e liberalizimit të vizave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Alsat. Zaev tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend ekonomikisht më i dobët se vendet anëtare të BE -së, por, siç theksoi ai, kjo nuk është arsye për azil ekonomik.
– Advertisements –
“Ne nuk e kemi këtë problem, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të shqetësohemi për diçka që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, nëse ka në vendet fqinje do të vijë edhe te ne . Liberalizimi i vizave ka kriteret e veta, standardet e veta, të cilat duhet të respektohen dhe mirëmbahen. Fatkeqësisht keqpërdoren shumë shpesh, por nga individë”, deklaroi Zaev.