Mbi 5 miliardë euro dyshohet se janë nxjerrë nga Maqedonia, përmes rrugëve ilegale, por gjithë kjo ka asistencën institucionale. Akuza vjen nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke thënë se këto para janë nxjerrë jashtë shtetit nga Gruevski dhe familja e tij.
“Ata do të duhet ti kthejnë këto para. Do të ketë konfiskim të pronës së përfituar përmes kriminalitetit, duke zbatuar praktikat evropiane”, kishte theksuar Zaev në intervistën për gazetën serbe “Politika”.
Sipas tij, sa më shpejt duhet të formohet qeveria reformatore, e cila do ta nxjerrë vendin nga kriza.