Zaev mbështet idenë që presidenti i shtetit të zgjidhet nga Kuvendi

Zaev mbështet idenë që presidenti i shtetit të zgjidhet nga Kuvendi

Kryeministri i vendit Zoran Zaev mbështet idenë që në të ardhmen presidenti i shtetit të mund të zgjidhet nga Kuvendi, praktikë e shumë vendeve të rajonit dhe Evropës. Kjo sipas tij do të kursente dhjetëra milion euro, të cilat do të shfrytëzoheshin për gjëra të tjera që do të përmirësonin jetën e qytetarëve.

“Unë jam ithtarë i këtyre gjërave, por unë jam vetëm një nga politik bërësit në shtet. Pas këtyre zgjedhjeve që e di se do të jenë të suksesshme, patjetër të jenë të suksesshme. Jam një nga mbështetësit që të ndryshohet Kushtetuta dhe presidentin e shtetit ta zgjedhim në Kuvend, me ç’rast do të kursenim shumë para. Është jo e këndshme ndjenja të harxhosh shuma të mëdha parash për diasporën, 1800 njerëz janë paraqitur për të votuar, këtë duhet patjetër ta ndryshojmë…Shumë vende kryetarin e tyre e zgjedhin në Kuvend, me shumicë të thjeshtë, me 2/3 e votave, me Badenter dhe ngjashëm, mundet dhe ne këtë ta bëjmë dhe gjitha këto mjete, dhjetëra milion euro ti shfrytëzojmë për ndërtimin e çerdheve, të meremetojmë shkollat spitalet dhe infrastrukturën e qytetarëve”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Loading…

TAGS