Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Pas një takimi që zgjati dy orë, Zoran Zaev u shpreh se e ka kërkuar mandatin nga presidenti Ivanov, por që i njejti kërkon nga Zaevi 61 nënshkrime që të mund të formojë Qeveri.
Ivanov kërkoi nga Zaevi 61 nënshkrime pasi që LSDM-ja është partia e dytë me më shumë deputetë të fituar në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Se çfarë qëndrimi ka për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Zaev u përgjigj së të njejtat dë t’i konvenonin LSDM-së.
Njëashtu, Zoran Zaev komentoi edhe qëndrimet e Brukselit për koalicion të gjërë qeveritar, duke sqaruar se ajo nuk nënkupton koalicion ndërmjet të gjitha partive, por koalicion të gjërë për politikë më stabile qeveritare.
Zaev, edhe njëherë përsëriti faktin se nuk do të koalicionojë me asnjë person të dyshuar nga Prokuroria Publike Speciale.
**********

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, së bashku me nënkryetaren Radmilla Sheqrinska dhe sekretarin gjeneral Oliver Spasovski, ka hyrë në takim me presidentin Gjorge Ivanov.
Zaev ditë më parë ka kërkuar nga Ivanov që t’i ja jep mandatin për të formuar Qeverinë.
Më herët gjatë ditës në takim me Ivanovin, ishin krerët e partive shqiptare.