Sot jemi shteti i njohur në mbarë botën. Janë realizuar qëllimet strategjike, shteti dhe identiteti i saj dhe gjuha janë njohur në botë, ekonoMEDIAL është ngrit edhe në shtet ka para për qytetarët, ka thënë në tribunën e sontme në Prilep, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke prezantuar qëllimet dhe përcaktimet e koalicionit “Mundemi”.
Me këtë siç tha, fituam gjithçka për të cilën kanë luftuar paraardhësit tanë.
“Kemi sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. Sot jemi shtet- antar i NATO-s të cilës i janë garantuar siguria dhe stabiliteti. Në këtë shtet të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jetojnë maqedonas dhe flasin në gjuhën maqedonase, zyrtar dhe i njohur nga mbarë bota. Edhe shtet fqinje vazhdimisht përmendin popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, ndërsa jo moti në Greqi është përkthyer Bllazhe Koneski jonë. Sot marrim gjithçka për të cilën kanë luftuar paraardhësit tanë. Por kundërshtarët politik vazhdojnë me patriotizmin e rremë të mohojnë, bile edhe Bllazhe Koneskin e kanë quajtur “xhuxhja e Nebregovës”, ka thënë Zaevi.
Sipas tij patriotët e rremë i kanë “dëbuar” fëmijët nga shteti, ndërsa “duke i rënë gjoksit”, pastaj duke mos pasur një gram guxim të tërhiqen një vendim. Ndërsa sot janë aspirantë për kryeministër edhe për pushtet në shtet. Por ajo nuk kalon më.
Ai para banorëve të Prilepit ka thënë se nuk guxojmë të lejojmë dikush të na kthejë në izolim, në zënka të reja dhe probleme. Sipas tij me progresin e vendit është ngritë ekonoMEDIAL që është siç tha ai, “patriotizmi i vërtetë”.