Kryetari i Qeverisë i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, me delegacionin qeveritar në përbërje të zëvendëskryetares së Qeverisë dhe ministres së Mbrojtjes,
Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetarit të Qeverisë së RM-së i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Stevo Pendarovski, koordinues kombëtar i Republikës së Maqedonisë për NATO dhe Zoran Verushevski, këshilltar për çështje të sigurisë në Kabinetin e kryeministrit, në margjinat e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s në Bruksel, kishin takim me senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tom Tills, nga Partia Republikane dhe Xhin Shajen nga Partia
Demokratike.
Kryeministri Zaev në takim, në emër të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, dhe në emër të popullit të Republikës së Maqedonisë e theksoi kënaqësinë e ftesës, që vendi ynë ta fillojë procesin inkuadrues për anëtarësim me të drejtë të plotë në NATO, dhe u falënderua për përkrahjen e jashtëzakonshme për këto aspirata për vendin që gjithë këto vite vijnë nga SHBA-ja. Zaev në takimin ka informuar për të gjitha reformat dhe përshtatjet që viteve të fundit Republika e Maqedonisë i ka bërë dhe i bën në planin e përshtatjes së politikave tona në sferën e mbrojtjes dhe të ARM-së në përputhje me standartet e NATO-s, si dhe për misionet që pjesëtarët e armatës sonë i
realizojnë, krah për krahu, me ushtarët amerikanë, si dhe me ushtarët e vendeve tjera aleate të Aleancës.
Kryeministri Zaev theksoi se ftesa për anëtarësim për vendin tonë është edhe nxitje e fuqishme për siguri, stabilitet dhe zhvillim, si për vendin tonë, ashtu edhe për rajonin. Senatorët Tom Tills dhe Xhin Shajen, thuhet në kumtesë, dërguan urime për ftesën që Republika e Maqedonisë ta fillojë fazën përfundimtare për anëtarësim në NATO, dhe e shprehën falënderimin e tyre deri te Senati i SHBA-së për lidhjen dhe përkrahjen e vendit tonë në misionet e NATO-s, dhe informuan për procedurën e ratifikimit të anëtarësimit tonë në NATO dhe SHBA, për çka shprehën bindje se në Senatin e SHBA-së do të fitojë përkrahje të gjerë.
Data 08.02.2025
Aktuale
- Habit Krisa: 20 vjeç kisha tërheqje ndaj vajzave
- Nihuni me sozinë e Gjestit/ Jo vetëm që ngjajnë por do dhe Eglin (FOTO)
- Nesër ftohtë me mjegull të mëngjesit nëpër lugina
- Zyrtarë dhe aktivist të VLEN-it në tubimin përmbyllës të Albin Kurtit në Prishtinë
- Fejohet Xheneta Fetah? Veprimi i saj i fundit habiti të gjithë
- E rëndë/ 12-vjeçarja humbi jetën në spital! U dërgua fillimisht në urgjencën e pediatrisë, por më pas…
- Mes tyre 3 shqiptarë/ Dënohen me 83 vite burg tetë anëtarët e një bande të trafikut të kokainës në Britani! Ja roli që kishte secili
- Driloni dhe Sara kapen mat në rrugët e Tiranës