Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme parlamentare, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve tha se me zgjidhjen e çështjes së emrit gjasat që të merret datë për fillimin e bisedimeve janë shumë të mëdha.
“Jam i bindur se jemi rrugës për të gjetur zgjidhje. Gjasat janë shumë të mëdha të marrim datë me zgjidhjen e kontestit që zgjatë 25 vite. Deri më 20 qershor do të tentojmë të gjejmë zgjidhje”, ka deklaruar Zoran Zaev gjatë seancës së Kuvendit ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Megjithatë ai iu shmang përgjigjes rreth pyetjes nëse pranimi i erga omnes për “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, do të vlejë edhe për propozimet tjera.