Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, sot, para gazetarëve në selinë e LSDM-së tha se vendimi për Qeverinë e re është marrë dhe shumë shpejtë do ta bëjnë publik. Përsa I përket në lidhje me bisedimet që po zhvillhen me Lëvizjen Besa ai tha se nga kumtesa që do ta lëshojë kjo parti brenda ditës. “Nuk kemi folur për kuadrot e Qeverisë, por së shpejti do ta merrni vesh nga kumtesa e kësaj partie” tha Zaev. Në lidhje me përzgjedhjen e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dhe nëse disa nga ata janë në listën e të dyshuarve të Prokurorisë Speciale Publike, Zaev tha që duhet të kontrollohet mirë në Prokuroi dhe ata të japin vërtetimin sipas ligjit. Sot është dita finale e shpërndarjes së resorëve, në orën 19, LSDM-ja do të mbajë mbledhje të Këshillit Qendror të ri që u zgjodh dje, dhe do të vendosë për ministrat e LSDM-së në Qeveri. “Shpresoj që do të miratojmë vendimet më të mira për qytetarët e Maqedonisë, sot pas mbledhjes do të shpalosim propozim-përbërjen për tërë kabinetin qeveritar të Maqedonisë” tha Zaev.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19
- EDS lanson fushatën e re promovuese: Stabilitet me çmim fiks dhe vlerë të shtuar për bizneset
- Agim Islami: 18 pranvera në burg padrejtësisht
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?
- Si u miratua projekti i resortit pa tokë dhe pa garë, leja e ndërtimit pa certifikatë pronësie për kompaninë e drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj
- Mislimi: A është më mirë që shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit sesa pas VLEN-it dhe BDI-së?
- Pas faqes së Kuvendit të Shqipërisë, “Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!

